Qytetarët tregojnë sa janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore publike në Kosovë

16:02 | 1 Mars 2024
KRG

Si çdo sektor i shërbimeve në Kosovë, edhe sektori i shërbimeve shëndetësore has në barriera të llojeve të ndryshme.

Opinionet, përshtypjet dhe vlerësimet e qytetarëve dhe pacientëve janë ndër treguesit më të mirë të kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe performancës së punëtorëve shëndetësorë.

Arbresh.info ka realizuar një vox me qytetarët e vendit për t’i pyetur se sa janë të kënaqur në përgjithësi me shërbimet shëndetësore në vend.

Një qytetarë nga Prishtina shprehet se kushtet në përgjithësi janë të mira, por që ka mundësi të jetë më mirë.

“Me shërbimet shëndetësore jemi të kënaqur, mirë janë kam marrë ilaçet, por ka mundësi të jetë më mirë. Stafi është i mirë mjekët janë të mirë”,  tha ky qytetarë nga Prishtina.

E për një qytetarë tjetër niveli shëndetësor në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur.

“Është punuar më shumë për interesa personale, janë bërë ministra ata që nuk kanë të bëjnë më shëndetësi. Stafi e kryen punën me ndërgjegje, kam qenë dy herë i sëmurë dhe jam ndarë i kënaqur me punën e tyre. Shëndetësia dhe arsimi janë shtyllat e një kombi por që fatkeqësisht ende nuk janë në nivelin e duhur”, tha ky qytetar.

E një qytetarë tjetër thotë se shërbimet shëndetësore janë të dobëta krahasuar me vendet fqinje.

“Shërbimet shëndetësore bëjnë përpjekje që të sillen mirë me pacientët, por shpeshherë nuk janë në nivelin e duhur me shtetet fqinje. Ndoshta dhe jemi më të dobët sepse varet nga kuadri disiplina në punë por edhe nga pagat.”, u shpreh ky qytetarë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme