Google ADS

Qytetarët të zhgënjyer, presin nga qeveria e re sigurimin sa më shpejt të vaksinave anti-Covid19

12:15 | 28 Mars 2021
Arbresh.info

Rreth 500 mjekë e infermierë kosovarë është paraparë të vaksinohen kundër Covid-19 me ndihmën e Qeverisë së Shqipërisë.

Deri tani janë vaksinuar 250 mjekë e infermierë kosovarë dhe 250  të tjerë pritet të vaksinohen ditëve në vazhdim, shkruan arbresh.info.

Qytetarë kosovarë e vlerësojnë ndihmën e shtetit shqiptar për vaksinimin e 500 mjekëve, mirëpo ata shprehen të zhgënjyer që institucionet vendore ende nuk kanë arritur të sigurojnë vaksinat anti-Covid-19.

Njëri nga qytetarë thotë se pret që qeveria e re të mbajë premtimin në sigurimin sa më të shpejt të vaksinave.

“Mirë ka qenë,  mirë është,  por institucionet tona kanë dështuar. Besoj që qeveria e re ka me mbajt premtimin, kanë diçka më pozitive se këta që kanë qenë deri tani ”, shprehet ai për arbresh.info.

Edhe qytetari tjetër shprehet optimist në sigurimin sa më të shpejt të vaksinave nga qeveria e re.

“Mirë është vaksinimi me u kryer, por ma mirë kish qenë popullata këtu në Kosovë me u vaksinu. Besojmë që qeveria e re do ta realizojë këtë, edhe pse jemi vonuar shumë”, ka thënë një qytetarë.

Ndërkohë, Vaksinimi i 250 mjekëve dhe infermierëve kosovarë është bërë të shtunën e kaluar në Kukës të Shqipërisë.

Ndryshe, në Kosova sot (e diel) në orët e mbrëmjes do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fillim nga ora 20:15.

Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19./Sahide Dedushi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme