Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), nga viti në vit ka rënie të natalitetit apo lindjeve.
Kjo gjë është shqetësuese, sepse numri i banorëve ne vendin tonë nga viti në vit po bie.
Por, cilët janë faktorët që po ndikojnë në rënie të natalitetit, çfarë masa duhet të ndërmarrë shteti sipas qytetarëve për të motivuar çiftet e reja dhe a ka ndikim të madh dhe migracioni në këtë çështje, për Arbresh.info qytetarët shprehin mendimet e tyre.
Një qytetarë u shpreh se planifikimi familjar aq sa është i dobishëm aq dhe i dëmshëm, pasi shteti duhet të ketë një subvencion ndaj nënave.
“Planifikimi familjar ka ndikuar në rënien e natalitetit, sa është i dobishëm, aq është dhe i dëmshëm, shteti duhet të ketë një subvencionim ndaj nënave tona së pari, ajo është marrëdhënie pune, unë për vete jam prind i katër fëmijëve, dy vajza e dy djem i kam, mirëpo gruaja ime meriton rrogën dyfish më të madhe se sa timen, në atë aspekt, pasuria më e madhe e një familje është fëmija”, u shpreh një qytetarë.
“Me ndryshimin e kohës, kena nis edhe na me ju adaptu Evropës, sa i takon natalitetit na jena lidh me Evropën që sa vite, kjo mundet me qenë”, u shpreh një qytetarë tjetër.
Një qytetarë tjetër ka krahasuar kohën e mëparshme dhe të tashmen, duke thënë se më përpara kanë lindur pesë fëmijë, dhe tani po lindin vetëm një apo dy.
“Mbas Turqisë ka qenë nataliteti më i lartë në Kosovë dhe në Shqipëri, kështu që kjo është tragjedi e kombit, rinia po shkon, po lindin një fëmijë apo dy, përpara i ka lind 5 fëmijë, kështu që nataliteti ka rënë komplet, situata politike ka ndikuar në rënie, që 20 vite nuk kanë bo kurrgjë rinia po detyrohen me ik nga Kosova”, tha një qytetarë tjetër.
Një qytetarë tjetër ka thënë se rënia e natalitetit është një problem nacional i cili më vonë do të sjell pasoja.
“Rënia e natalitetit është një problem nacional i cili më vonë do të na hakmerret në shumë aspekte, pasiguria sociale ka ndikuar në rënie të natalitetit, sepse ata duke mos parë nga një perspektivë të qartë ekonomike dhe statusin e vet të rregulluar i ikin lindjes së fëmijëve”, përfundoi një qytetarë tjetër. Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...