Qytetarët e Prishtinës edhe këtë vit po ballafaqohen me ndotje të lartë të ajrit.
Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njeriut, krahas ndryshimeve klimatike.
Shqetësime të mëdha kanë qytetarët e kësaj komune sipas të cilëve, ajri i ndotur po e vështirëson frymëmarrjen, duke ndikuar edhe në sëmundjet e zemrës.
Për Arbresh.info ata janë shprehur se ajri i ndotur është një rrezik permanent dhe, sipas tyre ndezja e stufave dhe termocentralet Kosova A dhe Kosova B , po ndikojnë në cilësinë e ajrit.
“Prishtina është një ndër vendet më të ndotura, kontribuuesit më të mëdhenj janë qytetarët dhe termocentralet e Obiliqit. Ky ajër do të ndikoj mjaft shumë tek të rinjtë”, u shpreh një qytetarë.
Ata tutje janë shprehur se ajri i ndotur është duke ndikuar edhe në sistemin respirator dhe në sëmundjet e zemrës.
Kujtojmë se Prishtina shpesh gjatë viteve të kaluara është renditur në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë./Arbresh.info/
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...