Qytetarët të revoltuar kritikojnë Qeverinë për reduktimet e rrymës

14:19 | 17 Gusht 2022
A Z

Ditëve të fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike.

E faktin që tek në akoma kemi probleme me energji, qytetarët e vlerësojnë si diçka jo të mirë, e ka të tjerë që e arsyetojnë si krizë globale.

“Kemi pas reduktime dy ditë, tani ka përmirësime por prapë është dobët”, shprehet njëri nga qytetarët.

E një qytetari tjetër duket se kjo e ka lënë pa koment.

“Në shekullin 21 edhe mos me pas rrymë për gjëra elementare, s’ka koment”

I njëjti pret nga Qeveria që të merr masa.

Qytetarët shprehen të lodhur nga ky problem që i ndjek ata që nga pas lufta, e presin që Qeveria të ndërmarr masa lidhur me këtë./Kujtesë Berisha /arbresh.info/

Të ngjashme