Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se uji i liqenit të Badocit tashmë mund të shfrytëzohet për pije duke qenë se ka ulje të vlerave të manganit.
Teksa ata theksuan se uji tashmë është i sigurt për pije, ka qytetarë që ende ngurojnë ta përdorin.
Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së fundi njoftoi se vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badocit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit, rezultojnë brenda standardeve të parapara, disa qytetarë në lagjen Mati 1 thonë se ende nuk po e përdorin ujin për pije, për shkak se ende nuk ndihen të sigurt.
Madje disa nuk kanë informacion se uji është i pastër tashmë.
IKSHPK ka rikujtuar se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës dhe ky qëllim sigurohet përmes aktiviteteve dhe mbështetjes së plotë në ligjet aktuale në fuqi të përafruara me legjislacionin Evropian./rtk
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...