Udhëtimi pa viza që deri më tani, edhe pse me kritere të plotësuara nga Kosova, dukej diçka e largët, tashmë u realizua.
Nga Aeroporti ‘Adem Jashari’ sot u nisën udhëtarët e parë drejt Vjenës, si pjesë e ceremonisë zyrtare të lëvzjes së lirë. Mes 50 personave, pati edhe të atillë që asnjëherë nuk kanë udhëtuar në ndonjë vend të BE-së. Në ceremoni, mori pjesë kryeministri Albin Kurti, i cili tha se sot Kosovës po i hiqet një padrejtësi.
Fluturimi i orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, nga Aeroporti Adem Jashari, në bord pati edhe udhëtarët që për herë të parë u nisën pa viza drejt Evropës. 32 aeroplanë që fluturojnë nga pista e aerportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së sotme brenda vetës do të kenë edhe qytetarë kosovarë, që për herë të parë udhëtojnë në Evropë në zonën Shengen, pa viza.
Në orën 10:00, kontrollet e zakonshme në aeroport i kryen edhe 50 qytetarë që fituan një udhëtim falas drejt Vjenës. Ata u përzgjodhën përmes fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave.
E mes tyre ishin edhe Loreta Vitija e Valeza Demaj. Të dyja udhëtare me këtë grup, që zyrtarisht shënoi lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, që fitoi këtë të drejtë.
“Është një ndjenjë tepër e mirë. Jam shumë e lumtur që më në fund nuk do të presim para ambasadave dhe të kalojmë shumë peripeci para se të udhëtojmë”, është shprehur Loreta.
“Shumë mirë, mezi e kam pritur dhe menjëherë i kam shkruar shoqes dhe i kam thënë po udhëtojmë me të parin”, ka thënë Valeza.
Në këtë ditë të shënuar të nisjes së udhëtimit pa viza, në aeroport ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
“Ky mëngjes i Vitit të Ri 2024 nuk ka se si t’ia fillojë më mbarë sesa me zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të qytetarëve tanë. Kemi pritur shumë gjatë, jemi privuar nga shumë mundësi. Prandaj, kjo është një ditë e rëndësishme, po hiqet një padrejtësi e madhe dhe po fitohet një e drejtë e rëndësishme, e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen”, ka theksuar Kurti.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila do të jetë pjesë e udhëtimit treditor në Vjenë, me grupin e qytetarëve, tha se Kosovës dhe shtetasve të saj, po u hapen rrugë të reja.
Pas heqjes së regjimit të vizave për kosovaret, autoritetet në Prishtinë presin nga qytetarët respektimin e të gjitha kërkesave dhe kritereve të këtij procesi. Secili që keqpërdor rregullat e lëvizjes së lirë, mund t’i ndalohet udhëtimi në zonën Schengen për pesë vitet e ardhshme.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...