Sot në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në orën 12:00 do të bëhet prezantimi i hulumtimit “10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës – pritje, përvojë dhe kujtesë”. Për të detajet rreth procesit të këtij hulumtimi në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” ishin mysafirë profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi dhe studentja Aurela Kadriu.
Me këtë rast prof. Krasniqi ka thënë se ideja për këtë temë ka qenë e natyrshme sepse ne në çdo gjeneratë e bëjmë nga një temë të ndryshme dhe këtë herë hulumtimi përkonte me 10 vjetorin e Pavarësisë.
“Hulumtimet zakonisht bëhen në semestrin dimëror, fillojnë në tetor dhe përfundojnë në janar, por meqenëse sivjet ishte 10 vjetori i Pavarësisë vendosëm që ky hulumtim të prezantohet në muajin shkurt”, ka theksuar Kadriu.
Ndërkaq, studentja Aurela Kadriu ka thënë se mënyra qysh është punuar ky hulumtim ka qenë shumë interesante, pasi ka korrospenduar shumë mirë 10-vjetori i Pavarësisë.
“Hulumtimet e tilla bëhen zakonisht për ngjarje dhe periudha më të gjata dhe kërkojnë të dhëna që kanë të bëjnë me kujtesën e njerëzve dhe kjo na u përshtat shumë mirë. Hulumtimin e kemi bërë në grupe dhe gjithçka ka funksionuar shumë mirë, ku pyetësori është bërë në disa periudha kohore që ne i kemi konsideruar që kanë qenë të rëndësishme”, ka theksuar Aurela. Ajo tutje ka thënë se i gjithë hulumtimi është bërë në bashkëpunim të ngushtë me profesorin Shemsi Krasniqi dhe asistentin Artan Krasniqi.
Në këtë hulumtim janë përfshirë shumica e studentëve të degës së sociologjisë, derisa janë bërë diku rreth 80 intervista.
“Rezultatet e këtij hulumtimi janë shumë interesante dhe unike dhe dallojnë shumë prej disa prezantimeve tjera që janë bërë. Sipas përgjigjeve që janë marrë nga ky hulumtimet shihet se qytetarët nuk e shohin këtë si Kosovën që e kanë paramenduar para 10 vjetëve. Ata kanë pasur shumë shpresë, por paradoksolisht me këtë ata vazhdojnë të ndihen krenar që janë qytetarë të Kosovës. Do të thotë është një grafikon që tregon dy vlera paradoksale, por që janë reale. Pra edhe pse nuk është Kosova që e kanë pritur, ata vazhdojnë të jenë krenar dhe e duan vendin e tyre”, ka theksuar prof. Krasniqi.
Të dhënat e plota të këtij hulumtimi do të bëhen gjatë prezantimit të sotëm./rtklive
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut