E veç tyre edhe dhjetëra qytetarë e kanë vizituar këtë kompleks mëngjesin e së dielës.
Njëri nga vizitorët, Gani Aliu i kapluar nga emocionet ka thënë për arbresh.info se duhet ende punë që amaneti i dëshmorëve të shkoj në vend.
“Së pari lavdi ju qoftë dëshmorëve, është hera e parë që po vij, nuk ka mundur të vij më herët. Duhet ende shumë punë që amaneti i tyer të shkoj në vend”, ka thënë ai.
Edhe Vjollca Bytyqi ka thënë se duhet punuar ende që amaneti i dëshmoreve të shkoj në vend.
“Edhe disa herë të tjera kam vizituar këtë kompleks, u jemi shumë mirënjohës dëshmorëve. Mendoj që kanë bërë që amaneti t’iu shkoj në vend por duhet ende punë”, ka thënë ajo.
E Sanije Zyrapi e cila për herë të parë po viziton këtë kompleks ka thënë për arbresh.info se dëshira e dëshmorëve ende nuk është realizuar.
“Janë bërë disa gjëra por jo aq sa duhet, ende nuk është plotësuar dëshira e dëshmorëve”, ka thënë ajo.
E mëngjesin e së dielës kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz e kanë vizituar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli./Arbresh.info/
Lexo edhe: Thaçi e Haradinaj e Pacolli vizitojnë kompleksin ‘Adem Jashari’ në Prekaz
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...