Më shumë se 60 për qind e serbëve të Kosovës nuk i beson asnjë politikani serb të Kosovës. Kështu u tha sot me rastin e prezantimit të rezultateve të hulumtimit të qëndrimeve të komunitetit serb në Kosovë, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 540 persona nga 10 komuna me popullsi serbe, ndërsa më shumë se 55 për qind e tyre deklaruan se në pesë vjetët e ardhshme nuk e shohin vetën në Kosovë ose se do të shkonin atje nëse u jepet rasti.
Më shumë se një e treta e tyre kanë fakultete të kryera, njoftoi autori i hulumtimit, Miodrag Miliçeviq.
Sipas fjalëve të tij, 92 për qind e të anketuarve konsideron se trendët e përgjithshme në Kosovë nuk janë në favor të komunitetit serb.
Gati 42 për qind e pjesëmarrësve të hulumtimit thonë se papunësia dhe situata e keqe ekonomike janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen.
Pak më shumë se 12 për qind e të anketuarve pohon se nuk ka dokumente të Kosovës.
Serbët e Kosovës më së shumti besim kanë në Qeverinë e Serbisë, e më së paku në Qeverinë e Kosovës, në zyrën e Bashkimit Europian dhe në EULEX-in.
Mbi 51 për qind e pjesëmarrësve të hulumtimit konsideron se është braktisur ideja e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, ndërsa gati tri të katërtat e tyre nuk e mbështesin ripërcaktimin e kufirit.
Damjan Joviq nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerëson si siguria është sfida më e madhe për serbët e Kosovës, por se që nga viti 2012 ka rënë dukshëm dhuna ndëretnike në mes të shqiptarëve e serbëve.
Sipas fjalëve të Joviqit, përveç vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Liri, Demokraci Drejtësi, Oliver Ivanoviqit, nuk ka pasur incidente që do të mund të karakterizoheshin si dhunë me peshë etnike a politike, transmeton Koha.net raportimin.
Vëllaznimi “deklason” Prishtinën në Gjakovë
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në bjeshkët e Istog...
Nesër inaugurohet Laboratori i Forenzikës, marrin pjesë Hajd...
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote