Qytetarët serbë me aksion kundër Listës Serbe: Kush e vrau Oliver Ivanoviqin

20:52 | 5 Prill 2023
E.H

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës, kanë vendosur disa mbishkrime në një kombi kundër Listës Serbe.

Në mbishkrim thuhet “Kush po i djeg veturat serbe? Kush e vrau Oliver Ivanoviqin? Kush e vrau Dimitrija Janiqieviqin? Kush janë përgjegjësit të Laboratorit Narkotik? Në veri STOP terrorin e Listës Serbisë”, raporton Arbresh.info.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët serb janë ngritur në këmbë kundër Listës Serbe.

Vetëm dy ditë më parë, ata kanë bërë disa mbishkrime të tjera kundër djegies së veturave të qytetarëve serb.

Në ato mbishkrime, Lista Serbe është quajtur “Lista e Zezë”, duke pretenduar se kjo parti nuk e ngreh zërin kundër djegies së veturave të qytetarëve serbë, por e ngreh zëreni për terroristin që është arrestuar para disa ditëve nga policia për djegie të veturave.

“Kush i kallë veturat e serbëve, “Lista Serbe” e ngreh zërin kundër terrorizmit. Lista e Zezë”, thuhej në mbishkrimet e dy ditëve më parë.

Ndryshe, më 1 prill Policia e Kosovës ka arrestuar Milovan Bozoviç, 36-vjeçar, i cili dyshohet se u ka vënë flakën disa veturave  me targa RKS që u përkisnin qytetarëve serbë në Zubin Potok./Arbresh.info

Lexo edhe:

“Lista e Zezë”, qytetarët serbë me aksion kundër Listës Serbe: Heshtë ndaj atyre që i kallë veturat, mbron terroristin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme