Sot gjatë ditës është zhvilluar një operacion i madh i autoriteteve policore dhe atyre të drejtësisë në disa komuna të Kosovës, me fokus të veçantë në komunat veriore, ku u arrestuan zyrtarë policorë dhe qytetarë si të dyshuar për krim, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.
Ky operacion rezultoi me arrestimin e 19 punonjësve policorë [11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë] derisa në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.
Megjithatë ky aksion hasi në rezistencë – edhe të armatosur – nga serbët lokalë ku si pasojë një polic është plagosur dhe katër të tjerë janë lënduar.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ka përcjellë të gjitha këto zhvillime dramatike gjatë ditës së sotme ka treguar më shumë detaje lidhur me këtë operacion të madh policor.
“Ky ka qenë një operacion jashtëzakonisht i madh i shtrirë në tetë komuna të Republikës së Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj, Mitrovicë Jugore dhe Vushtrri. Ka qenë një operacion i përgatitur jashtëzakonisht mirë nga agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Kosovës”.
“Mendoj se sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme në goditjen e grupeve kriminale të cilat kanë vepruar në këtë pjesë”.
“Pjesë e këtyre grupeve kriminale kanë dalë të jenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës qoftë të komunitetit serb, shqiptar ose boshnjak”.
Tahiri për Klan Kosova ka thënë se ky aksion nuk ka pasë si objektiv serbët e Kosovës ose ndonjë enti tjetër, por vetëm grupet kriminale.
Madje, ai ka deklaruar se ishin qytetarët serbë ata që kishin dhënë informacione për personat e përfshirë në këto grupe kriminale.
“Ky aksion që është zhvilluar sot në komunat e Republikës së Kosovës nuk ka qenë aksion i drejtuar kundrejt asnjë etnie”.
“Mund të them me përgjegjësi të plotë që qytetarët e komunitetit serb, sidomos ata, kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë informacione për agjencitë ligjzbatuese për personat që kanë qenë të involvuar në këto grupe kriminale dhe në zhvillim të madh të kontrabandës”.
Por, kush e bëri rezistencën me barrikada dhe madje edhe me të shtëna armësh?
“Rezistenca ka qenë e organizuar nga grupet kriminale. Sot nuk kemi pasë rezistencë nga qytetarët serbë që jetojnë në këtë pjesë”.
“Kanë qenë grupet kriminale të organizuara të cilët nuk e kanë pasë mbështetjen e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës. Grupet kriminale kanë dashur ta pengojnë një operacion kaq të madh dhe të rëndësishëm të institucioneve të Kosovës në goditje të krimit të organizuar dhe kontrabandës që ka ndodhur tash e sa kohë në këtë pjesë të Kosovës”.
“Ky operacion ka qenë tejet i rëndësishëm në goditjen e këtyre grupeve kriminale. Jam i bindur se qytetarët që jetojnë në këtë pjesë do të jenë më të lirshëm tani e tutje sepse këto grupe kriminale kanë vështirësuar jetën e tyre dhe kanë penguar edhe bizneset e tyre”.
“Ky operacion sot ka qenë i drejtuar pikërisht kundrejt grupeve kriminale”.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...