Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se tash e tutje të gjithë qytetarët do të mund online ta kontrollojnë statusin e tyre për trajtim jashtë vendit.
Ismaili ka thënë se të gjithë pa dallim do të të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme.
Postimi i plotë:
Qytetarët tanë nuk do të kenë nevojë më që të vijnë çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë për të kontrolluar statusin e tyre për trajtim jashtë vendit. Tani ata mund ta bëjnë këtë online përmes sistemit që kemi lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo njoftësi. Të gjithë pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme. Kjo i jep fund maltretimit dhe shpenzimeve të tyre në kërkim të një informate. E tëra që duhet të bëjnë ata është ta japin numrin e letërnjoftimit në sistem dhe ai do t’iu tregojë për statusin e rastit të tyre.
Në këtë vegëz, klikoni në anën e djathtë mbi “Statusi i Trajtimit” – shkruani numrin e letërnjoftimit dhe njoftohuni për rastin tuaj.
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes