Qytetarët që jetojnë nëpër ndërtesa të larta nuk e dinë ende rrezikun se ku jetojnë, kështu u tha në debatin ku u diskutua për degradimin dhe pasigurinë në ndërtesat e banimit.
Shyqeri Kabashi nga Kolegji “Biznesi”, ka thënë të ketë argumente që certifikimin e personave për trajnim për përdorimin e aparateve të zjarrit e bën ndërmarrja ndërtimore e cila merret me tregti.
“Për të mos ardhur deri tek tragjedia, duhet të dihet çfarë lloji i ashensorit duhet të vendoset, sa është i përballueshëm, sa kate i ka objekti, rryma në cilin vend është e vendosur, çfarë lloji i kabllove është përdorur, çfarë temperature duhet me pas, ku janë hidrantët e vendosura, ku dëshirojmë ne apo ku duhet të jenë, ku duhet të jenë aparatet kundër zjarrit, pra që qytetari duhet të jetë ai i pari që duhet të merret me shuarjen e zjarrit deri sa të vijnë zjarrfikësit në ndërtesë. As ato pajisje minimale nuk i kemi. Në Tiranë që është djegur një grua shtatzënë dhe askush nuk merr përgjegjësi”, tha Kabashi në emisionin ‘Puls’ në KTV.
Ai thotë se shumica e qytetarëve nëpër ndërtesa të larta nuk e dinë ende rrezikun se ku jetojnë dhe se gjithmonë nisen prej asaj nuk ka ndodhë dhe nuk do të ndodhë.
“Tek banesat e vjetra ka mundësi kyçjeje nga zjarrfikësit kurse tek banesat e reja nuk ka mundësi kyçjeje për ta. Sugjerimi është të vetëdijesohemi që këto ndërtimet e rejat duhet të bëhen me parametra dhe të veprohet sipas këtij ligji, edhe nëse është i keq, dhe të amandamentohet urgjentisht”, u shpreh Kabashi.
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...