Google ADS

Qytetarët presin që sa më shpejtë të krijohet qeveria

14:00 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ndonëse gati të gjitha votat e ardhura me postë nga Serbia për zgjedhjet e 6 tetorit i takuan Listës Serbe, ky subjekt nuk është ankuar në Gjykatën Supreme pas anulimit të tyre nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ndërsa Lëvizja “Vetëvendosje”, dje ankesën e ka paraqitur në Gjykatë Supreme.

E me këtë vendim të saj po pajtohen disa qytetarë, ku thanë se duhet të pranohen dhe të bëhet sa më shpejt krijimi i qeverisë e jo të presim ende.

Ndërsa një qytetar tjetër tha se, nuk duhet të pranohen se ato vota i ka sjellë dikush.

“Votat që kanë ardhur nga Serbia, në fakt nuk kanë ardhur siç thuhet, sepse ato kuti i ka mbushur dikush, e i ka sjell te KQZ-ja”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme