Greva që ka filluar tash e gjashtë ditë në institucionet arsimore, dhe mbi 3 javë te ato shëndetësore, po komentohet në mënyra të ndryshme nga qytetarët. Disa thonë se meritojnë ngritje të pagave, ndërsa, ka edhe që thonë se kanë bllokuar funksionimin normal të shtetit.
Për Naim Krasniqin, që bashkëshorten e ka të shtrirë në QKUK, fajtori kryesor për gjithë këto greva është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Krejt kjo, siç thotë ai, i pari i ekzekutivit e ka rritur pagën vetit dhe tash të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë pagë më të lartë.
“Kryeministri është fajtor për të gjitha, pasi e rriti rrogën e vet krejt po lypin me e rritë. Me pas qenë ky njeri qysh duhet për popull, kishte mundur të thotë sa e keni ju rrogën që s’keni ardhur në vend të punës, e kem kaq. Na kemi me zbrit pak se popullin e kemi në krizë”, tha ai.
Ndërsa, për qytetaren tjetër, Myrvete Maroshi shërbimet në repartin e Neurokirugjisë përkundër grevës janë shumë të mira. Ajo theksoi se mjekët e meritojnë ngritjen e pagës, po ka dhe disa prej tyre që nuk duhet t’iu rritet paga. Sa i për ketë grevës së mësimdhënësve, qytetarët shprehen në përkrahje të tyre. E sipas Amir Gashit mësimdhënësit kanë të drejtë pasi arsimi ka vlerën e vet. Përkundër kësaj, ai thotë se ndoshta disa nga kërkesat e tyre janë të larta, duke marrë parasysh që rrogat e mësimdhënësve janë më të lartat në rajon.
“Po në këtë rast dhe nxënësit humbin, por ndoshta dhe profesorët kanë të drejtë. Pasi arsimi ka vlerën e vet. Kërkesat ndoshta janë të arsyeshme, por unë mendoj që tridhjetë për qind është shumë e lart, duke marrë parasysh që rrogat në shkollat fillore dhe të mesme janë më të lartat në rajon”, shtoi ai.
Njëjtë shprehet dhe Shkenda Bytyqi. Ajo thotë se secila punë duhet të vlerësohet drejt. Bytyqi ndër të tjera kishte dhe një kërkesë për gjitha institucionet që këto profesione të vlerësohen më shumë.
“Besoj që kanë të drejtë, secila punë duhet të vlerësohet drejt dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për mësimdhënësit, për doktorët dhe gjithë të tjerët”, përfundoi ajo.
Ndryshe nga këta qytetarë, më kritike ndaj këtyre grevave shprehet Nazmie Bajrami. Sipas saj, grevat nuk janë të mira, pasi këtu është bllokuar dhe po humb i gjithë shteti.
“Grevat nuk janë të mira. Me pas thesin e Amerikës nuk e qetë, çka po lypin këtu. S’janë bash të drejta duhet të punojnë më tepër ata. Këtu po humb krejt shteti, e kanë bllokuar krejt shtetin, nuk punojnë as kopshte e as shkolla”, u shpreh ajo.
E përbashkëta e dy institucioneve që janë në grevë është se kërkojnë ngritje të koeficientit të pagës së tyre.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...