Kosova ende përballet me mungesën e sigurimit shëndetësor dhe informacioneve bazike për të.
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie, Flora Brovina për Arbresh.info thotë se Sigurimi Shëndetësor është jetik për Kosovën, por që qytetarët duhet të informohen më shumë.
“Çështja e çmimores nuk është zgjedhur ende dhe ky është një problem i sigurimeve, problem tjetër është edhe problemi i IT, por mund të zgjidhet sepse ka edhe vende tjera që e kanë këtë problem, por mund të bëhet shkrim nëse e kanë çmimoren”, tha ajo.
Ndërsa për shëndetësinë në Kosovë thotë se është një sektor që çdo qeveri e ka pasur prioritet mirëpo nuk ka punuar asnjëherë, rasti më i fundit është ai i ikjes së specialistëve nga Kosova.
“Po shihet edhe me kuadrot çka po ndodh, kemi specialistë për të importuar, ne investojmë të holla për specialistë që t’i importojmë”, shton më tej deputetja nga radhët e PDK-së.
Brovina ka thënë që qeveria nuk ka ndarë investime të duhura, jo vetëm që nuk ka zgjedhur ministrat e duhur që të rimëkëmbet ky sistem sepse nuk e ka pasur vëmendjen në këtë sektor.
“Edhe pse thotë se ka pasur një ndër prioritetet, mirëpo as shëndetësinë e as çështjet sociale, dhe nuk mund të jem e kënaqur”, përfundon Brovina.
Ndonëse në Kosovë është duke u folur për fillimin e zbatimit të ligjit për Sigurime Shëndetësore, qytetarët nuk e kanë idenë se çfarë është ajo.
“Jo, unë nuk e di çfarë janë sigurimet shëndetësore, nuk kam informacion”, ka thënë një qytetar. Z.Bekteshi /Arbresh.info
[facebook url=”https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1332941530104269/”]
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...