Disa qytetarë kanë nënshkruar tashmë peticionin online që është nisur në internet ku kërkohet mos-bllokimi i formimit të qeverisë
Në këtë peticion online kërkohet nga të gjithë qytetarët pa dallime politike që të nënshkruajnë kundër bllokimi të formimit të qeverisë nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri, dhe Agim Veliut, zyrtarë të Lidhje Demokratike të Kosovës, raporton arbresh.info
Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim bindjeje politike apo orientimi partiak, kërkojmë nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rrjedhimisht nuk kanë legjitimitet demokratik as tek votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që menjëherë t’i japin fund bllokimit të formimit të qeverisë.
Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile, për zhvillim ekonomik, drejtësi, arsim dhe shëndetësi dinjitoze. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo
Koalicioni do të mund të formohej që më 30 gusht 2019, por garda e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës e refuzoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion të përbashkët parazgjedhor. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo”, shkruhet në këtë peticion.
Deri më tani duket se këtë peticion online e kanë nënshkruar 600 persona.
Ky është peticioni online:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...