Qytetarët në Veri ndezin qirinj për Oliver Ivanoviq

17:45 | 16 Janar 2018
M. A.

Në vendin ku ka ndodhur vrasja e liderit të SDP-së , Oliver Ivanoviq, shumë qytetarë të veriut kanë dalë për të ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për humbjen e tij.

Edhe në Serbi për në orën shtatë të mbrëmjes janë paralajmëruar tubime të shumta ku do të bëhet ndezja e qirinjve për tashmë të ndjerin Oliver Ivanoviq.

Vrasja e tij ka shkaktuar një bujë të madhe në mediat dhe në diplomacitë botërore duke e cilësuar këtë si një akt frikacak që nuk kontribuon në paqen dhe në demokracinë në Ballkan.

Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të panumërta të liderëve politik të Kosovës dhe atyre të Serbisë duke i dhënë kahje të ndryshme kësaj ngjarjet./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme