Qytetarët në panik në lidhje me koronavirusin

10:16 | 27 Shkurt 2020
A. B.

Pas vdekjes së shumë personave nga koronavirusi dhe me mijëra njerëz të infektuar nga vende të ndryshme të botës, edhe Kosova ndjen frikën e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ata thonë se kontaktet që kemi në vende të mbyllura e mos të i frekuentojmë kafiterit, e ne duhet të mbrohemi nga kjo gjë.

“Oh.. mos ma përmend se na lanë mend na lanë. Nuk kemi pas ndonjë simptomë, e duhet të mbrohemi nga papastërtia nga kallabllaku. Kosova nuk ka mjete të duhura kundër koronavirusit se nuk ka maska e ku i ka tjerat, e çka të flasim mujm me gabu, ama nuk është në rregull bash”, tha një qytetar i shqetësuar.

Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se jemi të informuar përmes lajme për koronavirusin, e ndërsa në pyetjen se a ka pasur ndonjë simptomë rreth këtij fakti shqetësues ai u përgjigj se ka pasur një grip.

“Po, po jemi të informum përmes lajmeve, e kam pasur një far gripi…duhet të mbrohemi e mos të hyjmë nëpër kafiqa e mos me pi gjithkund se papastërtia e madhe i lajnë gotat me ujë të ftoftë, e i shpërlajnë e ato janë shumë të dëmshme, e mu rujt, e mos me nejët në kallabllak”, tha ky qetar.

Ndërsa i pyetur se a ka shëndetësia në Kosovë mjetë të duhura kundër koronavirusit, ai thotë se “ka mjete boll qitash, nësë dojnë me punu”, shtoi ai.

Mirëpo, një qytetare tjetër thotë se kjo sëmundje ka marr hov të madh,

“Po merr hov nëpër vende të ndryshme, janë edhe disa raste të dyshuara në Kosovë, e fatmirësisht po dalin që janë negative, e mendoj se është një fushat pak sa e teprume. Normalisht ne duhet të mbrohemi si prej çdo virusi tjetër.

E pyetur se a ka shëndetësia në Kosovë mjetë të duhura kundër koronavirusit jo thotë, se nuk e kam këtë informatë e besoj që janë mobilizuar deri më tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme