Viti 2019 nuk ka nisur mirë për banorët e rrugës “Vicianum” në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.
Si shumë herë në vitin e kaluar, ata po vazhdojnë ende të përballen me problemin e shpërthimit të kanalizimit.
Kundërmimi i ujërave të zeza është bërë i padurueshëm për ta, derisa thonë se kjo gjendje po ua rrezikon shëndetin.
Ngricat që krijohen si pasojë e rrjedhjes së ujërave në rrugë, sipas banorëve, janë tjetër rrezik që u kanoset veturave dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Shtresat e akullit po i pengojnë banorët edhe për të përdorur garazhin e objektit ku banojnë.
Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, thonë se për shkak të temperaturave të ulëta, e kanë pasur të pamundur intervenimin në këtë pusetë.
Shpërthimi i shpeshtë i kanalizimit në këtë rrugë, sipas Ujësjellësit, vjen edhe si pasojë pusetave me diametër të vogël dhe rritjes së numrit të banorëve.
Ndërsa komuna, thotë se sanime të ndryshme nëpër rrugë do të bëjnë duke shfrytëzuar një linjë të veçantë buxhetore prej 100 mijë eurosh shtesë.
“Për këtë vit, përveç investimeve të tjera, është një linjë e veçantë buxhetore (rreth 100,000.00 euro) për lagjen ‘Arbëria’. Përmes këtyre, do të bëhen sanime të ndryshme nëpër rrugë, varësisht nevojave dhe prioriteteve të lagjes. Do t’i trajtojmë të gjitha kërkesat me radhë dhe do të vendosim se ku do të orientohen këto investime”, ka thënë Adonis Tahiri, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Në kryeqytet shpesh shfaqen probleme me kanalizim, sidomos për shkak të rrjetit të vjetër dhe rritjes së numrit të banorëve ndër vite.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...