Google ADS

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar

11:38 | 26 Prill 2021
A. B.

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ , i cili kërkohej për veprën penale: “Arratisja e personit të privuar nga liria”

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, njofton policia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme