Google ADS

Qytetarët morën sms se janë përfitues të 130 eurove, sqarohet ministrja e Financave

21:10 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme qytetarë të ndryshëm kanë raportuar se kanë marrë sms se janë përfitues të 130 eurove nga Pakoja Emergjente.

Por reagimi nga Ministria e Financave ishte i menjëhershëm ku thuhej se ka ndodhur një gabim, shkruan portali arbresh.info.

E këtë e ka sqaruar edhe drejtuesja e këtij dikasteri, ministrja Hykmete Bajrami.

“Sot, disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë pranuar GABIMISHT një mesazh se janë përfitues të masës 15.Ky GABIM ka ndodhur pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgjegjëse për masën 15 të Pakos Emergjente, ka dërguar listën jo të SAKTË në Ministrinë e Financave. Pasi janë dërguar mesazhet telefonike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale na ka njoftuar se ka dërguar listën e gabuar. Menjëherë është përmirësuar ky gabim dhe secilit qytetar i është dërguar edhe mesazhi sqaruar dhe kërkim falja”, shkruan Bajrami.

Tutje ministrja tha se për rastin është njoftuar edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ka thënë se do të kërkohet llogari nga secili person i përfshirë.

“Edhe tash kërkoj falje secilit qytetar dhe ju njoftoj se kam kërkuar përgjegjësi hierarkike dhe politike për këtë lëshim. Do të ketë llogaridhënie prej secilit person të përfshirë në këtë rast. Kam kërkuar edhe përgjegjësi politike dhe për këtë problem është njoftuar edhe Kryeministri Hoti. Për çfarëdo sqarimi tjetër mund të drejtoheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku jetoni. Gabimet e tilla do t’i eliminojmë dhe do të vazhdojmë pagesën për të gjitha pikat e Pakos Emergjente”, thuhet tutje.

Kujtojmë se nga e hëna ka nisur ekzekutimi i pagave nga Pakoja e Emergjente për kategori të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme