Google ADS

Qytetarët mendojnë se Serbia do ta njoh Kosovën si shtet

13:29 | 8 Shkurt 2018
M. A.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar sot  rezultatet e sondazhit të pestë me radhë lidhur me pritshmëritë e qytetarëve rreth fazës përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi, me titull: “Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, këndvështrimi i qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Egzon Osmanaj nga KDI, gjatë prezantimit të raportit  ka deklaruar se 31 për qind e qytetarëve mendojnë se Serbia do ta njeh Kosovën në përfundim të dialogut ndërsa 48 për qind kanë thënë se jo, kurse, 21 për qind kanë thënë se nuk e dinë këtë.

Sipas tij rrjedhimisht kemi pas mungesë të llogaridhënies dhe të transparencës gjatë procesit të dialogut.

“Ne kemi bërë kërkesë për të pasur qasje në dokumente zyrtare për këtë çështje dhe nuk na është ofruar asnjë dokument”.

Ai ka thënë se marrëdhëniet në mes të dyja vendeve shumë herë kanë qenë jo të lehta dhe provokative e sidomos nga ana e Serbisë.

“Shumë marrëveshje të arritura deri tani nuk janë zbatuar në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai.

Osmanaj ka shtuar se 27 për qind e qytetarëve mendojnë se dialogu ka përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1685234914874927/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme