Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të energjisë elektrike po shihet si një gjë jo normale nga qytetarët e vendit.
Ata thonë se nëse kjo gjë ndodhë atëherë çmimi më i lartë i energjisë për ta është i papërballueshëm.
Qytetarët kanë thënë se rritja e tarifave të energjisë elektrike është e lartë për ta, pasi që me pagat që ata marrin kjo shumë është marramendëse, shkruan arbresh.info.
Ata kanë thënë se të ardhurat në Kosovë janë të vogla dhe se këtë rritje të energjisë kanë mundësi ta paguajnë vetëm një përqindje e vogël e qytetarëve, ndërsa për pjesën tjetër është e papërballueshme.
Sipas tyre në rast se rriten tarifat e energjisë populli duhet të marrë masa dhe të organizojë protesta për të kundërshtuar këtë rritje./Arbresh.info/R.Rexhepi
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu