Qytetarët kthehen mbrapa, ska targa për automjete

14:04 | 25 Nëntor 2019
V. S.

Ndonëse ishte paralajmëruar se nga sot do të jepen targat  reja për automjete, kjo gjë ka dështuar.

Ani pse nuk dihen ende shkaqet se pse qytetaret sot nuk kanë mundur të pajisën më targa për automjete, ata të cilët shkuan sot në qendrën e regjistrimit të automjeteve u kthyen mbrapa pa targa.

Të intervistuar nga arbresh.info, qytetaret shprehen të revoltuar më këtë shkaka.

Thonë se institucionet po i neglizhojnë çështjet e rëndësishme.

Kujtojmë  se ishte vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës e cila kishte bërë ditur për të gjithë qytetarët se ishte shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa. Njëkohësisht ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizojmë me targa”, kishte theksuar  MPB ditë më parë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/433089114253815/?notif_id=1574676112780941&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme