Trafiku Urban në Prishtinë që nga janari i këtij viti u ka ofruar mundësi qytetarëve që përdorin autobusët si mjet transporti të pajisen me biletë mujore, mirëpo kjo biletë nuk vlen edhe për autobusët e operatorëve privat.
Qytetarët për të pasur një biletë mujore duhet të paguajnë shumën prej 14 euro, ndërsa nxënësit 12 euro dhe këtë biletë mund të shfrytëzojnë pa limit në linjat e Trafikut Urban.
Megjithatë qytetarët kërkojnë që bileta të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat.Çdo ditë me autobusë udhëton për në punë qytetarja Selime Dermaku, e cila thotë se do të ishte shumë mirë që bileta mujore të vlej për të gjithë autobusët.
E pasi që nuk vlen për të gjithë autobusët, ajo thotë se nuk ka marrë ndonjëherë biletë mujore.Njëjtë mendon edhe qytetarja tjetër NazmijeVeseli, e që thotë se nuk ka llogari të paguajë biletë mujore dhe kur shfrytëzon autobusët e operatorëve privat të paguajë përsëri biletë.
Edhe Sadije Hyseni, thotë se bileta mujore do të duhej të vlente për të gjithë autobusët që operojnë në kryeqytet.
Në anën tjetër zyrtar të Trafikut Urban thonë se deri më tash nuk kanë pasur ndonjë bashkëpunim me operatorët privat që bileta mujore të vlejë edhe për ta.
Udhëheqësja e Divizionit të Kontabilitetit në Trafikun Urban, Shukrije Morina, ka thënë se bileta mujore vlen vetëm për linjat në të cilat operojnë autobusët të cilën janë të Trafikut Urban.Ajo thotë se qytetarët janë shumë të interesuar për të pasur një biletë të tillë, megjithatë si Trafik Urban nuk kanë statistika se sa është numri i qytetarëve që janë pajisur me bileta të tilla.
Kurse, ajo bëri të ditur se ata që pajisen me një biletë mujore mund ta shfrytëzojnë atë sa herë të duan brenda një muaji.Në anën tjetër zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se kur të nënshkruhet marrëveshja e re me kompanitë private do të jetë edhe marrëveshja për biletën e integruar.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me përfaqësues të operatorëve privat, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...