Është mbajtur aksioni simbolik nga një grup i qytetarëve të Kosovës para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë me moton #KosovoCantBreathe.
Në formë simbolike ky grup i qytetarëve u ulën në rresht për të demonstruar pritjen e qytetarëve të Kosovës para ambasadave të shteteve të bashkimi t evropian
Njëri nga qytetarët e këtij grupi para mediave tha se ndihen të shqetësuar rreth gjendjes në Kosovë sa i përket liberalizmit të vizave, me izolimin me të cilën përballen tash e vite të tëra.
“Kjo është një barrë e rëndë të cilën qytetarët e Kosovës nuk mund të mbajnë mbi supe dhe ne kemi zgjedhur këtë formë për ta kundërshtuar dhe jemi këtu për të përcjellur një mëzash për vendimmarrësit e Bashkimit Evropian përmes zyrës së tyre në Prishtinë, për t’ju thënë se kjo është një qasje diskriminuese jo e drejtë dhe raciste ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ju bëjmë thirrje që kësaj qasje ti vije fundi”, u shpreh ai, shkruan arbresh.info.
Ai ndër te tjera tha se janë këtu për të kundërshtuar këtë qasje dhe ky izolim mund të sjellë pasoja të pa parashikueshme për qytetarët e Kosovës në veçanti për rininë e saj./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...