Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë sot në protestën e organizuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Qytetarët kanë marshuar drejt sheshit “Nëna Terezë” për të vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ata gjatë gjithë kohës kanë brohoritur ‘Asnjë cent më shumë’.
Qytetarët, njëzëri kanë kërkuar komision hetimor për të hetuar lidhjet e ZRrE-së me KEDS-in.
“Ne qytetarët e Kosovës të bashkuar në këtë sheh, protestojmë kundër rritjes së çmimit të rrymës. Ne kërkojmë, krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e ZRRE-së me KEDS-in prandaj zotohemi të gjithë se do të protestojmkë pa pushim derisa kërkesat tona të realizohen “, thanë qytetarët njëzëri.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1633806893351063/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...