Qytetarët kërkojnë heqjen e orës policore

12:10 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Tash e gjashtë muaj Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, më 28 korrik qeveria ka vendosur edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 22:30, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Njeri nga qytetarët vlerëson se duhet të kemi menaxhim më të mirë, dhe të largohet ora policore.

“Unë mendoj se duhet të largohet s’kemi nevojë për orën policore dhe virus ka por ne duhet të vetëdijesohemi vet dhe të mbrohemi. Menaxhimi mundet me qenë edhe ma mirë”, thotë ai.

Njëjtë mendon edhe Ismet Shabani, i cili thotë se duhet të marrim praktikat në Evropë.

Sipas tij, vet situata që një jurist e udhëheq shëndetësinë në Kosovë është e papranueshme.

“Mendoj se duhet ti marrim praktikat që i kanë në Evropë sepse këto masat e dhunshme nuk janë të aplikueshme për shoqërinë e Kosovës. Vet situata që një jurist e udhëheq shëndetësinë në Kosovë është e papranueshme dhe kjo na ka sjell në këtë situatë alarmante. Menaxhimi është shumë i dobët”, tha ai.

Por, Avdyl Rrahmani mendon se situata është duke u menaxhuar mirë, dhe qytetarët duhet të vazhdojnë ti respektojnë masat e IKSHP-së.

“Mendoj qe po duhet te hiqet ora policore, sepse këtë nuk e lijon as kushtetuta. Sa i përket menaxhimit është duke u menaxhuar mirë situata por vdekje ka shume, dhe mendoj se vetëdijesimi i qytetareve duhet të jetë me i larte dhe të respektohen vendimet e Institutit të shëndetit publik”.

Ndërsa, Kadri Berisha mendon se ora policore nuk është dashur të vendoset në orarin 5:00 deri në 22:30 pasi që nuk ka asnjë efekt.

“Ora policore nuk është dashur me u vendos hiq sepse prej orës 22:30 deri ne 5 është turp sepse kurrkush nuk del në atë kohë dhe nuk ka asnjë efekt. Gjatë ditës kafenetë plotë rrugët plot nuk, ky është menaxhim katastrofë gjithashtu edhe populli nuk është i vetëdijshëm”, tha ai./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme