Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për vitin 2024, komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.
Sipas tij, kjo vjen si rezultat i efikasitetit të Qeverisë për të rritur të hyrat, të cilat pastaj mund të shpërndahen në formë të granteve për komunat. Reagimi i tij vjen një ditë pasi
Gjykata Kushtetuese ua ka lënë në duar komunave që t’ua falin ose jo, deri në 100 euro, qytetarëve që kanë paguar tatimin në pronë. Këta të fundit thonë se tatimin e paguan me shpresën se një pjesë e parave do t’u kthehet. Mirëpo komunarët janë në mëdyshje nëse do t’i rimbursojnë qytetarët, kjo pasi thonë se humbjet buxhetore do të jenë të mëdha, raporton RTK.
Tatimin në pronë e kanë paguar me shpresën që komunat do t’ua falin deri në 100 euro. “Unë këtë vit kam paguar dyfish tatim në pronë, duke menduar se falen këto 100 euro. Këto nuk janë falë dhe ta shohim tash”, tha një qytetar.
“Ka njerëz që duhet me i liru pak prej tatimit sepse janë të varfër, kategoritë e luftës për shembull”, tha një qytetar tjetër.
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e 22 nëntorit, ua ka lënë në duar komunave që të vendosin për faljen ose jo të tatimit në pronë.
Edhe pse patën kundërshtuar që rimbursimi të bëhet nga ta, komunarët thonë se gjatë ditëve në vijim do të marrin një vendim.
Komuna e Prishtinës dhe Gjilanit kanë deklaruar për RTK-në se pasi të pranojnë zyrtarisht aktgjykimin e Kushtetueses, do të vendosin për hapat e ardhshëm.
Për dallim nga shumë qytetarë tjerë, ata të Obiliqit do ta kenë fatin që të përfitojnë nga ky aktgjykim.
Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ngrenë shqetësime se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i pamjaftueshëm për komunat.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 22 nëntor thotë se Neni 5 i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronë, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi, komunat do të kenë afat që brenda 15 ditëve të vendosin nëse do t’i rimbursojnë qytetarët.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...