Me një iniciativë kreative te artistit Kushtrim Mehmeti mbahet protesta artistike “Apel për ndihme” ku njerëz të vullnetit të mirë do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit i cili ka rritur pagën e tij, te ministrave, zëvendës ministrave, këshilltarëve dhe stafit të tyre për rreth 100%.
“S’mundem gjithqysh me dalë, obligona për një kravatë, një kmishë”, ishte një ndër fjalitë që tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pas reagimeve të shumta që dolën kur ai ngriti pagën e tij rreth 100% të asaj që e kishte dhe tani merr 2950 euro në muaj.
Kjo inspiroi artistin Mehmeti që të nis iniciativën për mbledhjen e kravatave që sot të ia dërgojnë kryeministrit Haradinaj në qeveri.
“Realisht filloi si nevojë e reagimit qytetarë për ngritjen e pagave, e unë si artist mendova që me ba një iniciativë kreative që mundet me kanë edhe artistike por edhe me dërgu mesazhin në vendin e duhur.”
“Apeli fillojë si “shaka” por me interesimin e njerëzve atëherë u mobilizuam që ta shtyjmë deri në fund. Apeli im tash është që të martën njerëz të vullnetit të mirë të shkojmë dhe t’i dërgojmë kravatat kryeministrit”, ka thënë, Mehmeti.
Kravatat do të vendosen në rrethojat e qeverisë, ndërsa protesta artistike mbahet para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...