UNDP dhe USAID lansuan sot Analizën e Pulsit Publik mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, shkruan arbresh.info. Studimi analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.
Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit. Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyren e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale.
Gjetjet kyçe sugjerojnë që kosovarët konsiderojnë se format ekstreme ose radikale të Islamit ndikojnë në Kosovë dhe se Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste, shkruan arbresh.info.
Rezultatet e grupeve të fokusit konfirmojnë gjetjet se ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë u rrit gjatë dy dekadave të fundit dhe se niveli i radikalizmit të perceptuar fetar në Kosovë u rrit. Aktivitetet e grupeve dhe individëve radikalë po ndodhin si në mjediset jozyrtare ashtu edhe në ato zyrtare fetare.
Për shkak të veprimtarive kundër terrorizmit nga Policia e Kosovës si dhe sistemit të drejtësisë, numri i kosovarëve që largohen nga Kosova për t’u bashkuar me ISIS-it dhe grupet e tjera ekstremiste ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015. Megjithatë, rezultatet nga grupet e fokusit sugjerojnë se perceptimi i kërcënimit të sulmeve terroriste është më i lartë se gjatë viteve të mëparshme. Rezultatet nga grupet e fokusit gjithashtu sugjerojnë se ndikimi i grupeve ekstremiste është i vazhdueshëm dhe se numri i zvogëluar i njerëzve që bashkohen me grupet ekstremiste në Lindjen e Mesme nuk është një tregues i nivelit në rënie të kërcënimit.
Ky studim ka gjetur disa faktorë shtytës dhe tërheqës që mundësojnë radikalizimin. Faktorët kryesor të shtytjes janë zhgënjimi me punën e ekzekutivit, institucionet legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, ndjenjën e izolimit, si dhe krizën e identitetit dhe indoktrinimin ekstremist, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët të arsimit. Këto ndjekin korrupsionin institucional, mungesën e aktiviteteve të organizuara për të rinjtë, dhe stigmatizimin shoqëror të besimtarëve konservatorë. Përveç kësaj, faktorët specifik për femrat përfshijnë detyrimin e grave të martuara për t’u bashkuar me burrat e tyre dhe indoktrinimin nëpërmjet mësimeve joformale ose fetare në internet dhe me të afërmit e radikalizuar, kryesisht për shkak të mungesës së aktiviteteve alternative në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Një e gjetur interesante është se gratë kanë një potencial të madh për të ndihmuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sepse vërejnë shenjat e radikalizimit të anëtarëve të familjes në fazat e tyre të hershme. Në të njëjtën kohë, ata mund të jenë shumë të cenueshëm, sepse shpesh ekspozohen ndaj burimeve alternative të edukimit fetar, duke përfshirë anëtarët meshkuj të familjes dhe internetit. Në përgjithësi, gratë janë më të moderuara se burrat, por mungesa e qasjes nuk u lejon atyre të ndikojnë në procese, posaçërisht në kuadër të BIK-ut.
Disa nga rekomandimet kryesore që dalin nga analiza e të dhënave të grupeve të fokusit janë kryesisht të lidhura me mënyrat se si institucionet e Kosovës dhe shoqëria mund të rrisin qëndresën e Kosovës në lidhje me ndikimet e ideologjive dhe grupeve radikale e ekstremiste dhe mënyrat e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që mund të ndodhin në afat të gjatë.
Këto rekomandime nuk janë shteruese – situata ndryshon vazhdimisht dhe kësisoj pasqyron nevojën për zhvillim të një sërë metodash dhe veprimesh./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...