Qytetarët flasin për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë dhe se a duhet të ndryshohet plani i saj (VIDEO)

14:15 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Procedurat për ndërtimin e Xhamisë në Prishtinë kanë shkuar në komunën e Prishtinës. Ndonëse ende nuk është caktuar një datë se kur do të filloj ndërtimi, pjesëtarë të shoqërisë civile janë shprehur kundër planit për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ata madje kanë nisur një peticion për këtë ku kanë thënë se peticionin do ta dërgojnë në Komunën e Prishtinës si dhe në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Por përfaqësues të këtyre dy institucioneve patën deklaruar për portalin Arbresh.info se një kërkesë e tillë nuk ka arritur tek ata.

Arbresh.info ka pyetur qytetarët për të marr mendimin e tyre lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie.

Ata kanë thënë se ndërtimi i xhamisë është i nevojshëm pasi që ka kohë që është nisur. Ndërsa sa i përket planit qytetarët kanë thënë se këtë duhet ta vlerësojnë ekspertët./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme