Google ADS

Qytetarët flasin për grevën në arsim të paralajmëruar nga SBAShK-u

15:24 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Viti i ri shkollor 2019/2020 duket se nuk do fillojë pa greva në arsim, të paktën kështu deklaron  kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj. Por, me grevën e SBASHK-ut, nuk po pajtohen assesi qytetarët, ata për arbresh.info thonë se gjithmonë SBASHK-u, thotë kështu por nuk do t’a mbajnë grevën, edhe pse po mundohen të marrin rolin institucional.

Njëri nga qytetarët për arbresh.info, thotë se janë të drejta ato.

“S’po di çka me thanë, janë të drejta ato”, u shpreh ai.

Ndërsa, një tjetër për arbresh.info, ka thënë se gjithmonë është paralajmëruar grevë, por nuk do të mbahet.

Ndërkaq një zonjë u shpreh se nuk është e drejtë të mbahet greva, sepse SBASHK-u, nuk duhet të ushtrojë rolin institucional, dhe se ata po i kundërvi9hen shtetit si me një lloj shantazhi.

Po ashtu, njëri nga të intervistuarit u shpreh se “Boll kanë pushu, edhe me bo grevë tash”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme