Pas më shumë se 1 vit të ndaluara, pritet që më 15 qershor të fillojë mbajtja e dasmave në vendin tonë.
E, interesimi nga qytetarët ka filluar të jetë i lartë për caktimin e datave në restorante të ndryshme.
Kështu ka thënë për arbresh.info Plator Asllani pronari i një salle të dasmave.
“Një lloj njoftimi kemi marrë që prej 15 qershori do të fillojë mbajtja e dasmave, por duke u bazuar në bazë të manualit që është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Hotelerisë. Në sallën ton lejohen afër 400 persona për organizimin e dasmave. Kërkesat dhe interesimet prej qytetarëve ka pasur shumë të madh janë rrit sepse po bëhen gati 500 dit që nuk kemi punuar dhe njerëzit e kanë një lloj malli për mbajtën e dasmave, prandaj kërkesat janë rrit dhe po shpresojmë që me u hap”.
Ai thotë se për shkak të humbjes që kanë pasur, janë duke biseduar që të ngritin çmimet.
“Duke pas parasysh çmimet e artikujve janë ngritur, edhe ne jemi duke biseduar për ngritjen e çmimeve të sallave të dasmave. Për dallim prej viteve të tjera që kryesisht rezervime kemi pasur prej mërgatës, tani këtë vit interesimi është i ndjetë si mërgata si qytetarët që jetojnë këtu. Por nëse ndodh të mos hapen sektori jonë është zero sepse kemi pasur shumë humbje, atëherë presim vetëm përkrahje nga shteti. Janë humbje të mëdha për neve por edhe për ekonominë e shtetit, pasi që janë rreth 1200 salla të dasmave në territorin e Kosovës kjo tregon çfarë humbje pëson shteti”, thotë ai.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, thotë se janë duke pritur, që të fillojnë dasmat nga 15 qershori në bazë të manualit.
Sipas tij, në bazë të manualit lejohet vetëm 35% e hapësirës të shfrytëzohet, ku në tavolinë do të jenë vetëm pesë ulëse.
“Në takimin e fundit që kemi pasur me ministrin Arben Vitia në gjysmën e qershorit fillojmë me dasma. Por paraprakisht jemi dakorduar që të formohen grupet punuese, nga Oda dy përfaqësues edhe nga ministria përfaqësues, të cilët do ta hartojnë manualin, dhe në bazë të këtij manuali do të punohet në punën që është e koordinuar për dasma. Jemi pajtuar që 30 deri 35% të hapësirës së mbyllur të shfrytëzohet. Në kuadër të kësaj përsëri vlen manuali, do të jenë 5 ulëse”.
Por, në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre, ai paralajmëron se do të marrin vendime drastike.
“Kemi informata që rezervimet e dasmave veç kanë filluar tu u bë dhe që janë tu u përgatit për salla. Nuk e mendojmë që do të vjen deri aty, por nëse veç kemi kundërshtime ose nuk pranohen kërkesat që ne i kemi dërguar atëherë, normal marrim vendime dhe nuk përjashtohen vendime ndoshta edhe drastike”, thotë ai.
Ndryshe, janë bërë më shumë se 1 vit kur është ndalur organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme në vendin tonë për shkak të pandemisë COVID-19./A.Zeka/arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...