Kalaja e qytetit të Vushtrrisë përmes një vendimi të Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore me datën 07.07.2017 është dhënë në shfrytëzim për pesë vite me qëllim që të shfrytëzohet si restorant.
Ky vendim përmes mediave është konfirmuar si nga Komuna e Vushtrrisë ashtu edhe nga drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve apo IKMM-së, Agim Gërguri.
Ky vendim është bërë me arsyetimin se kalaja është dhënë me qëllim që të funksionalizohet dhe të mbrohet nga dëmtimet.
Megjithatë përfaqësuesit e grupit qytetarë thonë kanë reaguar ndaj këtij vendimi, duke kërkuar anulimin e tij.
“Ne si qytetarë të Vushtrrisë, jemi të shqetësuar për këtë vendim pasi që përmes tij qytetarëve po u privohet shfrytëzimi i njërës nga hapësirat kryesore kulturore. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë se praktika të tilla të shfrytëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore nga bizneset private kanë rezultuar në dëmtimin e tyre dhe për këtë nuk është dhënë asnjë përgjegjësi. Një shembull i tillë është Ura e Vjetër e Gurit në qytetin tonë që për momentin shfrytëzohet si oborr restoranti. Gjatë këtij viti anësoret e kësaj ure janë rrezuar në mungesë të mirëmbajtjes adekuate nga pronarët”, thuhet në kërkesën e grupit të iniciativës ‘Qytetarët në mbrojte të Kalasë’.
Në një letër të hapur drejtuar institucioneve si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, që të revokohet vendimi i Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në mënyrë që kalaja të jetë e hapur për zhvillimin e aktiviteteve kulturore nën administrimin e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ashtu siç ka qenë para vendimit të këtij instituti.
Përfaqësuesit e qytetarëve të Vushtrrisë kanë thënë se në rast se ky vendim nuk anulohet, do të organizohen edhe protesta.
Përfaqësuesit e qytetarëve të Vushtrrisë të cilët kanë nënshkruar kërkesën janë:
Leonora Aliu – Gazetare
Gazmend Gjyshinca – Aktivist
Jeton Sallahu – Historian
Burim Rexhepi – Historian
Mentor Merovci – Aktivist
Shukrane Begu – Etnologe dhe Folkloriste
Besmir Ahmeti – Aktivist
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...