Qytetarët e Vitisë e duan ndryshimin

18:23 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati për Kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e Vetëvendosjes, Sali Salihu, gjatë një tubimi në këtë komunë, tha se ndryshimi në Viti bëhet vetëm me Vetëvendosjen.

“Vitia dhe Anamorava duan të vendosin vetë, tani po bëhemi gati për fitoren e radhës, qytetarët e Vitisë e duan Vitinë, e duan veten dhe e duan Vetëvendosjen, e duan ndryshimin sepse VV është ndryshimi”.

“18 vite me radhë, Vitia u shkatërrua duke u qeverisur keq e më keq, sot kemi një Viti të pa zhvilluar e izoluar, Vitia nuk ka pikë kufitare për t’u lidhur me Maqedoninë. Mbi gjysma e vendbanimeve janë pa ujë të pijshëm, mungesë të shërbimeve të mirëfillta shëndetësore, padrejtësi në punësim, ndërtim pa leje, rini pa mbështetje e pensionist të vetmuar. Ne bashkë me Vetëvendosjen do t’i japim fund kësaj epoke. Vitisë i duhet VV, i duhet shpresa dhe kthesa, i duhet zhvillimi, drejtësia dhe punësimi, i duhet zemër, mendje dhe forcë. Mendjen e kemi, zemrën e kemi, forcën na jepni ju më 22 tetor”.

“Ne kemi programin tonë më të mirë për ju. Do të ketë aktivizime të psikologëve në shkolla, do ta zgjerojmë kapacitetin e çerdhes në Viti, do ta përfundojmë ndërtimin e shkollës në Pozhoran, emergjenca do të forcohet me mjekë shtesë”.

“Në Viti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme