Pasi qytetarëve të veriut të Kosovës iu dorëzuan faturat fikse të rrymës në fillim të këtij muaji, këto ditë ka nisur nënshkrimi i kontratës me kompaninë serbe, Elektrosever.
Baza e të dhënave të konsumatorëve të rinj po përditësohet dhe atyre u janë shpjeguar detyrimet dhe të drejtat në raport me furnizuesin – pra Elektroseverin.
Në një nga nenet e kontratës thuhet se afati i pagesës së faturës është data 28 e muajit, për muajin paraardhës.
Mirëpo, në vlerësimin për energjinë elektrike të shfrytëzuar për muajin shkurt, thuhet se afati i pagesës është 10 mars.
Konsumatorëve të veriut u janë shpjeguar edhe mënyrat se si duhet ta paguajnë rrymën e shpenzuar dhe çështje të tjera teknike.
“Vendosëm t’i vizitojmë ata që e kanë paguar detyrimin. Ekipet tona janë tashmë në terren. Të gjithë ata që kanë paguar një paradhënie për muajin shkurt do t’i jepet një kontratë për të nënshkruar”, tha kompania Elektrosever në një përgjigje për mediumin serb Kossev.
Qytetarët nga veriu i Kosovës kanë mundësi po ashtu të zgjedhin edhe furnizues tjetër të energjisë elektrike, në vend të kompanisë shtetërore serbe, Elektrosever.
“Nëse konsumatori refuzon të paguajë faturën dhe të nënshkruajë kontratën, do të thotë se ai ka zgjedhur Korporatën Energjetike të Kosovës.
“Përdoruesit do të zgjedhin një furnizues publik – Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila është furnizuesi i fundit, në rast se nuk e paguajnë shumën dhe nuk e nënshkruajnë kontratën me ne”, kanë thënë nga Elektrosever.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...