Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke pranuar telefonata dhe e-maila të shumtë nga qytetarët të cilët po pyesin rreth paqartësive lidhur me masat e shumta të marra dje nga Qeveria në detyrë për parandalimin e COVID-19.
Ai ka thënë se janë duke provuar të japin sqarime për shqetësimet e qytetarëve, derisa pranon se edhe vetë si kryetar i Komunës nuk i ka të qarta të gjitha masat e marra nga ekzekutivi.
“Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione. Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve”, ka shkruar Ahmeti.
Komunës së Prishtinës thotë se do të provojnë të japin sqarime rreth pyetjeve të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Prej momentit kur kemi publikuar numrin dhe emailin, telefoni nuk është ndalur ndërsa kanë ardh qindra emaila. Kjo nënkupton që ka shumë paqartësi dhe qytetarët kanë brenga dhe kanë nevojë të flasin me institucione.
Edhe pse edhe ne si Komunë nuk i kemi të qarta krejt detajet e vendimeve që po vijnë, megjithatë do të jemi bashkë me juve.
Menjëherë kërkuam ndihmën e zyrtarëve, vullnetarëve, dhe së shpejti do të shtohen edhe numrat e telefonit edhe email adresat dhe do të jemi 24 orë të gatshëm.
Mos harroni, pyetje, kërkesa, administrative, sociale, ekonomike, të gjitha do të mundohemi ti sqarojmë.
#rriNshpi
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...