Disa banorë të Shalës së Bajgorës kanë protestuar para zyrëve të menaxhmetit të kombinatit “Trepça” për shkak të konkursit të fundit për punësim.
Ata kanë bllokuar rrugën që kalon te zyrët e ndërmarrjes.
Lidhur me këtë, kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Basri Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo ndërmarrje nuk ka pasur më shumë mundësi që t’i punësoj të gjithë ata që kanë aplikuar.
“Janë disa qytetar nga Sala e Bajgorës të cilët kanë aplikuar në konkursin e fundit për punësim në Trepçë, por që nuk janë pranuar. Është e natyrshme për shkak të gjendjes ekonomike që ka kjo anë, por kaq ka pasur mundësi Trepça të pranoj”, tha Ibrahimi.
Ai ka shtuar se do t’i shohin mundësitë tjera që të pranojnë punëtorë në këtë ndërmarrje.
“Janë hallegji, ne i mirëkuptojmë ketë fakt. Në konkursin e fundit kanë konkurruar mbi 1,700 persona, por është i kufizuar numri. Ne prapë do të shohim mundësin që të punësojmë edhe në vitet e kaluara. Për këtë, së bashku me Qeverinë e Kosovës do të punojmë që ta rregullojmë mundësin që punëtorët t’i dërgojmë më herët në pension, pasi që dihet për kushtet e punës që janë në Trepçë”, ka shtuar ai.
Në mbështetje të kësaj proteste, të dielën ka dalë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Bahtiri ka thënë se është harruar kontributi i punëtorëve në këtë ndërmarrje.
“Punëtorët janë kujdesur për minierën sikurse për shtëpinë e tyre, sepse realisht edhe ka qenë shtëpia e tyre e dytë. Falë saj kanë siguruar mirëqenie për familjet, arsimin për fëmijët e tyre dhe perspektivë për Kosovën në përgjithësi. Menjëherë pas luftës, fal punës vullnetare dhe me rrezikshmëri të lartë për minatorët, miniera e TREPÇËS u shpëtua nga përmbysja dhe shkatërrimi i saj. Kjo ndodhi me vendosmërinë dhe sakrificën e minatorëve vendas, shaljanë. Fatkeqësisht, shumë shpejt pas kësaj filloi implikimi i politikës në punën e minierës dhe u harrua kontributi i minatorëve vendas dhe dalëngadal ata u zëvendësuan me të dëgjueshmit dhe servilët partiak nga anembanë Kosova”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...