Google ADS

“Qytetarët e rendisin LDK-në të parën, VV-në të dytën e PDK-në të tretën për programin më të mirë qeverisës”

18:10 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës, aktualisht mendojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka programin më të mirë për të qeverisur Kosovën. Pas saj është vendosur partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja ka mbetur e treta, e pas saj vjen AAK-ja e Nisma, që bashkë me AKR-në janë në qeverisje.

Të dhënat kanë dalë nga një hulumtim i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, saktësisht në pyetjen që ka qarkulluar te 1200 të anketuar, në 38 komuna të Kosovës, se “cilat nga partitë politike mendoni se ka programin dhe politikat më cilësore për të qeverisur Kosovën

“Në përgjithësi, 21.2% e qytetarëve besojnë në programin dhe politikat e LDK, 19.7% besojnë në programin dhe politikat e Vetëvendosje, ndërsa 16.1% besojnë se PDK posedon programin dhe politikat më cilësore për të qeverisur Kosovën”, thuhet në këtë raport. Aty del që AAK-ja e kryeministrit Haradinaj është e katërta me 12.1 %, derisa e Nisma renditet e pesta, me 5.2 5.

Nën 5 për qind e para është PSD-ja, me 2.2%, AKR-ja me 1.6 %, Lista Serbe me 1.1 % dhe Alternativa me 0.2 %.

Vlen të theksohet se në nivel të lartë janë edhe refuzimet e respodentëve, 8.4% dhe ata që janë deklaruar se asnjëra prej këtyre partive, me 11.3 %.

Image

Renditje e njëjtë ka dalë edhe në pyetjen se “Cilës parti politike në Kosovë i besoni më së shumti për të integruar Kosovën në BE dhe NATO dhe për të kultivuar raportet me shtetet partnere”.

Kjo pyetje trajton besimin e kosovarëve në partitë politike për të udhëhequr procesin e integrimit Euro-Atlantik si dhe në kultivimin e marrëdhënieve me shtetet partnere të Kosovës.

“Përgjigjet kanë renditur LDK-në partinë e parë me 21.9%, ndërsa PDK dhe Vetëvendosje janë renditur në vendin e dytë, respektivisht të tretë, me nga 17.5%. Rreth 20% e respondentëve kanë zgjedhur përgjigjen ‘Asnjëra’ ose ‘Refuzoj të përgjigjem’”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme