Qytetarët e Prishtinës: Nuk duhet të ketë rrethoja tek institucionet publike (VIDEO)

15:49 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme në orët e paradites ka filluar largimin e rrethojave.

Ky objekt më parë është shfrytëzuar nga UNMIK-u.

Qytetarët e Prishtinës për Arbresh.info shprehen të kënaqur me këtë gjë.

“Nuk do të duhej të kishte asnjëher rrethoja. Është mirë që po hiqen pasi që është institucionet e shtetit nuk duhet të jenë të rrethuara duhet të jenë më transparente me qytetarë”, thotë një qytetare.

Kohë më parë komuna e Prishtinës pati marrë vendim që të largohen të gjitha rrethojat nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme