Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.
Tahiri tha se Serbia po mban në mënyrë të paligjshme me orë të tëra qytetarët kosovarë.
“Në një reagim të dëshpëruar kundër arritjes së Kosovës në anëtarësimin në @coe Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare. Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka shkruar ai në “X”, shkruan Arbresh.info
In a desperate reaction against Kosovo’s achievement in the membership in the @coe, Serbia is unlawfully holding for hours hundred of our citizens in its cross-border points.
The health situation of kids and women in these buses is getting worst.
This madness should stop, now. pic.twitter.com/lLdSWCatWX
— Besnik Tahiri (@besnik_tahiri) April 17, 2024
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar sërish lidhur me bllokimin e disa autobusëve me udhëtarë në pikën kufitare Kroaci-Serbi.
MPJD njofton se të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve duke shtuar se disa prej tyre po merren në pyetje, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ministria bën të ditur se ka njoftuar shtetet e KUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera ndërkombëtare rreth kësaj situate duke shtuar se presin që kjo situatë të përfundojë shpejtë.
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...