Republikani Donald Trump u zgjodh sërish presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.
Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.
Lidhur me këtë qytetarët e Kosovës kanë ndarë mendime të ndryshme për zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.
Një qytetarë para kamerës së portalin Arbresh.info u shprehet se kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë ndryshim për diplomacinë kosovare.
Sipas tij, edhe pse shumë kosovarë kanë pasur simpati për presidentin aktual Biden, ai nuk ka ofruar mbështetje konkrete për Kosovën, ndërsa Trump shihet si më i vendosur në qëndrimet e tij.
“Për diplomacinë kosovare nuk do të ndryshoj situata aspak zgjedhja e Trumpit si president. Nuk prish punë për ne se kush është president i shtetit. Për diplomacinë amerikane nuk besoj që do të ndryshoj diçka për rolin e Kosovës. Ne e kemi simpatizuar shumë ish-presidentin Biden por ai nuk tregoi asgjë në këtë situat për çështjen e Kosovës. Trump është më i vendosur”, tha ky qytetar.
Një tjetër qytetar e konsideroi rikthimin e Trump si një përfitim të madh për rajonin dhe botën.
“Ardhja e Donald Trump është një plus i madh për gjendjen e përgjithshme në rajon dhe në botë. Politikat e Trump janë të favorshme dhe konkrete”, tha një tjetër qytetar./Arbresh.info/
Për më shumë ndiqni storien në vazhdim: