Partia Aleanca Kosova e Re ka reaguar me një komunikatë për sondazhet parazgjedhore. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se tendenca për të mashtruar qytetarët e Kosovës po bëhet në format më të ndryshme.
Tendenca për mashtrime të reja të qytetarëve të Kosovës po bëhet në forma nga më të ndryshmet, megjithatë për dallim nga këta mashtrues, në Kosovë po vërehet një vetëdijesim i lartë qytetar dhe falë këtij vetëdijesimi, Kosovën e presin ditë më të mira.
Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare. Përkundër ofertave për të paguar këtë sondazh, AKR nuk ka pranuar të jetë pjesë e tendencave për dezinformimin e opinionit publik.
Gjithashtu këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.
AKR është e bindur se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes.
Dy blloqet politike në vend, pozita dhe opozita, po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezantuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi dhe që lidhjet ose bashkësitë e Komunave cilat do qofshin ato, të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesëm të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive, ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet.
Është jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit.
AKR fton strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën e AKR-së./Arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...