Qytetarët e Komunës së Gjakovës kanë të ndara në dysh mendimet sa i për ketë punës së kryetarit të tyre në këto katër vite, shkruan arbresh.info.
Ardian Gjini i cili udhëheq me komunën e Gjakovës tash e katër vite, po vlerësohet nga banorët e këtij qytetit, kjo për faktin se sipas tyre Gjini ka punuar aq sa kanë qenë edhe mundësit.
“Me dijen time mjaft mirë, sa ka pas mundësi, jo aq sa ju duhet popullit, por boll shumë ka punu. Po Gjakova ka ndryshua me gjithçka. Unë po personalisht jam nda i kënaqur”, tha Can Ibrahmi, banor i Gjakovës.
Mendim të kundërt pati një qytetar tjetër.
“Unë kta nuk e njoh as për kryetar as nuk ja di zyrën as sum ka ndihmua as ni kerr dru as ni sen, këtë pension e kam pas 120, mu ka ba 100 euro. Zoti e rujt i kam operacionet e mija, 18 vjet burg i kam ba në Nish’, tha qytetari i frustruar.
Mendimet pozitive për Gjinin ishin të shumta, ndërkaq të pyetur se sa ka arritur t’i plotësoj të gjitha premtimet që i ka bërë në kohë fushate ata u shprehen se i ka bërë në mundësi të veta.
“Kujtoj Gjini këto katër vite ka punu sa ai ka pasur mundësit e veta, po pa i ndihmu edhe dikush prej shtetit të Kosovës, ai nuk mund me ba kurrgjë vetëm. Qe katër vite njëherë përnjëher jemi shumë të kënaqur me të por tash te shohim në të ardhmen ishalla ka sukses”, tha një qytetar.
“Tregon tereni gjërat që i ka bërë gjatë qeverisjes së tij dihen se çka ka punu se çka janë bërë. Pak marr vesh në punë të qeverisë por pjesërisht po jam ndar i kënaqur, një pjesë po gjithkush gabon nuk muj me paragjykua jo mirë jo keq sidoqoftë”,deklaroi një qytetar.
Ndryshe Ardian Gjini mori mandatin e kryetarit të komunës së Gjakovës pas fitores në balotazh ndaj kundër kandidates Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qeverisur në mandatin e fundit me komunën e Gjakovës./arbresh.info/S.D/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?