? LIVE: Qytetarët e dëshpëruar protestojnë qeverinë HOTI

11:17 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Tashmë kanë mbetur edhe pak minuta para se të nis seanca parlamentare, ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton arbresh.info.

E gjithë kjo ka bërë që qytetarët  të mblidhen para Kuvendit të Kosovës dhe të protestojnë, votimin e qeverisë Hoti,

Qytetari Selatin Fazliu është njëri nga protestuesit.

“Vendin tonë e kanë marrë hajnat e kriminelët. Unë mendoj që Albin Kurti është njeri i duhur për qeverisje. “, tha ai.

Edhe qytetari Shefqet Krasniqi, është kundër qeverisë Hoti.

“Kjo qeveri është kundër popullit, kundër vullnetit të tyre. Ne e protestojmë qeverinë Hoti, duam zgjedhje”, u shpreh ai .

Ekipet e arbresh.info, po vazhdojnë të qëndrojnë para kuvendit dhe do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha zhvillimet./arbresh.info/

Të ngjashme