Korrupsioni, mungesa e praktikave transparente, zgjatja e proceseve dhe numri i madh i lëndëve të pazgjidhura ndikojnë në perceptimin negativ të publikut ndaj transparencës së gjyqësorit dhe sistemit prokurorial.
Qëllimi kryesor i realizimit të anketimit nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka qenë vlerësimi i perceptimit të qytetarëve mbi punën e institucioneve të sundimit të ligjit, më konkretisht të gjykatave, prokurorive, policisë si dhe EULEX-it.
Bazuar në të dhënat e anketimit, kënaqshmëria me gjykatat, prokurorinë dhe EULEX është e vogël, përkatësisht, 2.66, 2.66, 2.57 që tregon se në masë të madhe qytetarët janë të pakënaqur me punën e këtyre tri institucioneve. Nga të dhënat e anketimit, 1 ka qenë aspak i kënaqur, ndërsa 5 ka qenë plotësisht të kënaqur.
Hilmi Jashari, Avokat i Popullit i cili ishte prezent në këtë tryezë diskutimi, ka thënë se është brengosëse zvarritja e lëndëve në sistemin e drejtësisë.
“Kemi një rënie të sistemit të drejtësisë. Qytetarët kanë drejtë të kompensohen nëse po u shkelet e drejta për të një gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor”, ka thënë Jashari, në tryezën“Sfidat në sistemin e drejtësisë: Pavarësia, paanshmëria dhe efikasiteti i sistemit gjyqësor në Kosovë”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Problemin tjetër sipas tij, kanë qenë edhe lëndët e pa ekzekutueshme.“KGJK nuk e ka futur në raport të 2015 këtë çështje, ka qenë brengosëse sepse këto janë lëndë sistematike. Rreth 6 milionë euro dëmtohen nga mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, ka thënë Jashari.Ai ka folur edhe për pavarësinë e sistemit gjyqësor, ku ka thënë se defektet sistematike kanë të bëjnë së pari me pavarësinë financiare.
Makifete Saliuka përfaqësuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka thënë se Sistemi Gjyqësor sipas raporteve ka mungesë të llogaridhënies dhe është i përfshirë në korrupsion.
“Para nesh ka sfida, rritja e besimit të qytetarëve, sfidë në vete janë krimi i organizuar, terrorizmi. E dimë që duhet të bëjmë më shumë në krijimin e besimit. Por duhet të bërë më shumë në besimin e sigurisë, parësisë dhe llogaridhënies. Për punën e sistemit gjyqësor duhet kushte, si më shumë gjyqësor, hapësira, dhe kushte teknike. Në Gjykata ka gjykatës të zot dhe dinjitoz”, ka thënë Saliuka, teksa ka shtuar se gjyqësori është vetëm një segment në sistemin e drejtësisë.
Makifete Saliuka ka përmendur edhe marrëveshjen e Brukselit për veriun e Kosovës ku ka thënë se i gjithë gjyqësori duhet të punojë për këtë punë, shkruan EO.
Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka theksuar se opinioni në Kosovë krijohet me porosi.
“Ne mendojmë që buxheti është pika kryesore që i frikëson prokurorët, pikë tjetër është edhe siguria. Ne kemi ende numër të pamjaftueshëm të prokurorëve dhe stafit ndihmës. Ne kemi kërkuar qe të bëhet një ndryshim të kodit penal, kemi prit që dikush të merret me këtë çështje. Sepse ka vlera që nuk janë penale, e që konsiderohen dhe marrin kohë sikurse ato veprat e rënda penale”, ka thënë Beka.
Ai ka folur edhe për transparencën që ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë edhe më transparent dhe te jete më llogaridhënës./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit