Vahid Krasniqi blen çdo ditë bukë në furrën “Besi” në Prizren. Ai tash thotë se çmimi i bukës është ngritur dhe kjo po i ndikon direkt në xhepin e tij.
Ai si shkak të kësaj ngritjeje po e sheh 10% e taksës që duhet të paguhen për mallrat që nga Serbia hyjnë në Kosovë.
“Për shkak të taksës ndaj Serbisë, çmimi i bukës është rritur. Buka e theknit nga 35 cent tashmë është bërë 50 cent, ndërsa buka e bardhë nga 30 cent ka shkuar në 40 cent”, deklaron Krasniqi për RTV Dukagjini.
I pakënaqur me këtë ndryshim të çmimit është edhe qytetari Shefqet Stratolli.
“Ngritjen e çmimit të bukës sigurisht se ndikon të qytetarët. Unë jam pensionist dhe marr 160 euro në muaj, ndërsa kam 40 vite përvojë pune”, deklaron pensionisti Shefqet Stratolli.
Ndërsa, Shemsi Baldedaj, pronar në furrën “Besi” në Prizren thotë se arsyeja e ngritjes së çmimit, është shtrenjtimi i miellit.
“Para një jave e kemi shtrenjtuar çmimin e bukës nga 30 në 40 cent. Kjo ka ndodhur për shkak se është shtrenjtuar mielli. Nëse lirohet çmimi ne do ta lirojmë menjëherë”, thotë furrtari Shemsi Baldedaj.
Muhamet Ferizi nga Shoqata e Mullinjve të Kosovës, përmend disa prej arsyeve, që sipas tij është ngritur çmimi i miellit.
“Masa ndaj Serbisë ka ndikuar, por ka edhe faktorë të tjerë kanë ndikuar. Çmimi i energjisë elektrike është ngritur, çmimi i karburanteve poashtu është ngritur dhe këto ndikojnë direkt në çmimin e bukës. Ky çmim për konsumatorin kosovar është ngritur, por krahasuar me regjionin është thuajse i barabartë”, shprehet Muhamet Ferizi- drejtor në Shoqatën e Mullisëve.
Çmimi i bukës nuk është ngritur vetëm në Prizren. Në Kaçanik nga 25 centë, buka tani kushton 30 centë.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia